LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e muajit qershor

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e muajit qershor
Foto: Ilustrim

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor.


Përveç për paga, Ibrahimi ka potencuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit dhe përmirësimi i kushteve të këqija në minierë.

I pyetur se deri kur pritet të zgjasë greva, ai është shprehur se ajo nuk ka qenë e planifikuar. /KP/