LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari-Lila reagon për ndërprerjen e seancës: Ishim dëshmitarë të një provokimi nga Lista Serbe

Mimoza Kusari-Lila reagon për ndërprerjen e seancës: Ishim dëshmitarë të një provokimi nga Lista Serbe

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas situatës së krijuar sot në Kuvendin e Kosovës, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërpreu seancën për shkak të pjesëmarrjes së deputetëve të Listës Serbe.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila deklaroi se deputetët e Listës Serbe shfaqen në Kuvend shumë rrallë dhe se ata nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Kosovës, por veprojnë në mbështetje të atyre që promovojnë politikat agresive të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi
Lexo po ashtu “I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

“Sot vazhduam me një agjendë dinamike legjislative. U miratuan një grup ligjesh që bartin potencial për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Të gjitha ato kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit tonë. Po ashtu, sot ishim dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon, shfaqen një herë në gjashtë muaj dhe ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës, por terroristëve dhe gjithë atyre që mbështesin politikat agresive të Vuçiqit. Siç e tha Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve,” shkroi Kusari-Lila.


Ajo theksoi arritjet e legjislaturës aktuale, duke përmendur se janë miratuar mbi 300 ligje të reja dhe veçoi disa nga ligjet e miratuara sot, si Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Paligjshme, Ligjin për Banimin Social dhe të Përballueshëm, si dhe Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor.

“Urime dhe puna vazhdon pa ndalur!” përfundoi ajo mesazhin e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
​Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

​Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

Kronika e Zezë
​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin

​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

Lajme
Pritje festive në BIK, liderët politikë theksuan rëndësinë e solidaritetit gjatë Fitër Bajramit

Pritje festive në BIK, liderët politikë theksuan rëndësinë e solidaritetit gjatë Fitër Bajramit

Lajme
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec – humb jetën një grua

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec – humb jetën një grua

Kronika e Zezë
Kalo në kategori