LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari-Lila nuk e preferon kandidimin për kryetare të Gjakovës

Mimoza Kusari-Lila nuk e preferon kandidimin për kryetare të Gjakovës

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për zgjedhjet lokale dhe për mundësinë e kandidimit të saj për kryetare të Gjakovës.

Kusari-Lila në “Debat Plus” ka thënë se pas tri kandidimeve është koha që të gjendet ndonjë kandidat tjetër por nuk ka përjashtuar edhe një tjetër kandidim nga ana e saj.


“Gjakova mbetet kompasi im në aspektin politik dhe padyshim është vendi ku e kam gjetur inspirimin tim. Konsideroj se pas tri garave nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka hapësirë të mjaftueshme që ta përgatisim terrenin për një kandidat tjetër. Megjithatë deri në fund nuk i dihet. Nëse gjej inspirimin ndoshta i futem garës për Gjakovën”, tha ajo në “Debat Plus”.

“Gjakova e meriton një qeverisje më të mirë dhe një qeveri në përputhshmëri me pritjet e njerëzve atje. Kur e shohim se sa është prekur nga migrimi ajo komunë pyetet njeriu se sa ka hapësirë që në atë komunë të aplikohet ndryshimi kur mbetet një gjeneratë tepër e vjetër brenda”, deklaroi ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori