Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ishte një nga lojtarët kyç në fitoren e thellë të Besiktasit ndaj Adana Demirsporit, me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 35-të të Superligës së Turqisë.

Rashica shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 44-të, pas një aksioni të bukur nga afërsia, ku edhe tundi rrjetën.


Ai u paraqit deri në minutën e 73-të dhe u vlerësua si një ndër më të mirët në fushë.

Për 28-vjeçarin ky ishte goli i pestë në këtë sezon, ndërsa ai ka kontribuar gjithashtu me 11 asistime, duke konfirmuar formën e tij të lartë.

Besiktasit i mungoi në këtë takim sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, për shkak të lëndimit.

Me këtë fitore, Besiktasi arrin kuotën e 58 pikëve dhe ruan pozitën e tretë në tabelë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app