LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Qeveria keqpërdor pozicionin e saj për ta “shtyjë” ratifikimin e marrëveshjes

Milloshoski: Qeveria keqpërdor pozicionin e saj për ta “shtyjë” ratifikimin e marrëveshjes

“Ratifikimi i marrëveshjes është përgjegjësi ligjore e Komisionit për politika të jashtme si trup i Kuvendit. Gjithçka tjetër është shkelje ligjore” deklaron Antonio Milloshoski, Kryetar i Komisionit parlamentar për politika të jashtme.

Ky është qëndrimi i tij lidhur me vendimin e Qeverisë që Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë të dërgohet me flamur evropian në Kuvend, sepse në këtë mënyrë shkon për diskutim te Komisioni për çështje evropiane.


Sipas tij, Qeveria e keqpërdor pozicionin e saj me qëllim që ta “shtyjë” ratifikimin e marrëveshjes me sa më pak diskutim të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Milloshoski thekson se kjo nuk është hera e parë që thyhet rregullorja, sepse e njëjta është bërë me Ligjin për gjuhët.

Sipas rregullores, Komisioni për Politika të Jashtme merret me çështje që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saja me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare, nevoja e nisjes së bisedimeve për të kyçur në marrëveshje bilaterale, multilaterale dhe ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori