LAJMI I FUNDIT:

Millaku: Sabit Geci është i pafajshëm, kjo është vërtetuar

Millaku: Sabit Geci është i pafajshëm, kjo është vërtetuar

Haxhi Millaku, avokat i Sabit Gecit, ndaj të cilit është duke u zhvilluar proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit, në rastin Drenica II, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosovë ka thënë se i mbrojturi i tij është i pafajshëm, gjë që është vërtetuar në shkallën e parë.

“Pas aktgjykimit të shkallës së parë dhe pas një gjykimi maratonë, mbi 26 seanca, aktgjykimi i Gjykatës Themelore për Sabit Gecin ishte lirues. Ndërsa prokurori i çështjes ushtroi ankesë për këtë gjë. Në pjesën verbale, për këto tri ditë, prokurori i apelit ka paraqitur në mënyrë verbale, duke tejkaluar kërkesat dhe i ekzagjeruar ato edhe jashtë kornizave”, tha avokati Millaku.


Ai ka deklaruar se vendimi në këtë rast pritet të merret pas përfundimit të seancës së të premtes, duke ritheksuar se Geci është krejtësisht i pafajshëm dhe se prokuroria në asnjë pikë nuk i ka vërtetuar pretendimet e saj.

“Vendimi duhet të merret pas përfundimit të seancës së nesërme për Sahit Jasharin”, tha ai.

“Ne kemi fakte për ta vërtetuar pafajësinë – në këtë rast unë për të mbrojturin tim Sabit Gecin. Ai është i pafajshëm dhe janë provat që e vërtetojnë këtë gjë. Ka pasur shumë shkelje procedurale në këtë proces, sidomos në vlefshmërinë e provave. Në gjykimin në shkallën e parë është vërtetuar shumë mirë pafajësia e të mbrojturit tim. Por prokuroria dështimin e saj është munduar ta mbulojë përmes një dëshmitari, që thotë se për disa minuta është rrahur nga Sabit Geci – të cilin as nuk e ka njohur, por që i është thënë nga të tjerë se ai ka qenë i mbrojturi im”, tha Millaku.

“Unë pres aktgjykim lirues jo vetëm për Sabit Gecin, por për të gjithë. Në detaje avokatët kanë analizuar secilën provë dhe e kanë vëretuar pafajësinë e tyre”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket akuzave të reja për Fatmir Limajn, për vrasje të dyfishtë, Millaku ka thënë se nuk beson që deputeti të jetë fajtor për atë që akuzohet, duke vënë në dyshim akuzën e prokurorisë, njofton Klan Kosova.

“Vrasjet për të cilat akuzohet Fatmir Limaj mund të jenë bërë nga ndonjë keqbërës, por jo nga dikush i nivelit të tij. Sepse është shumë indikative që 17 vjet pas luftës të fillohet një procedurë, provat për të cilën kanë mundur të sigurohen më herët. Nëse kjo çështje është përfunduar atëherë është një spektakël i llojit të vet në komentimin e të cilit nuk do të lëshohesha”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori