LAJMI I FUNDIT:

Militantët e Hamasit ia vranë gjyshen dhe gjithçka transmetuan në Facebook: Kam parë gjënë më të tmerrshme

Militantët e Hamasit ia vranë gjyshen dhe gjithçka transmetuan në Facebook: Kam parë gjënë më të tmerrshme

Izraelitja e re mësoi se gjyshen ia vranë militantët e Hamasit, kur edhe në Facebook pa videon trupin e saj të mbuluar në gjak.

Mor Bayder që ishte e ftuar në televizionin izraelit 13, ka thënë se në video shihet gjyshja e saj duke qëndruar e shtrirë në dysheme e mbuluar në gjak, transmeton Telegrafi.

“Kam parë gjënë më të tmerrshme që mund ta paramendoni. Gjyshen tim në shtëpinë e saj që u vra në video”, tha në gjuhën hebreje Bayder.


Ajo gjithashtu theksoi se militanti i Hamasit i ka marrë telefonin e gjyshes dhe me të e filmoi dhe e postoi në llogarinë e gjyshes në Facebook.

Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin raketor të Izraelit nga Libani: I sulmuam sepse vranë tre luftëtarë tanë
Lexo po ashtu Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin raketor të Izraelit nga Libani: I sulmuam sepse vranë tre luftëtarë tanë

“Kështu mësuam se çfarë ka ndodhur”, shtoi Bayder.

Kushëriri i saj Yoav Shimon, ishte i ftuar në një bisedë në CNN që konfirmoi rrëfimin e saj rrëqethës.

“Motra ime komentoi në grupin tonë në chat se ekziston një video e çuditshme e gjyshes tonë në Facebook. Aty zbuluam gjithçka”, tha Shimon.

Izraelitët bombardojnë Universitetin në Gaza, publikohen pamjet e sulmit ajror
Lexo po ashtu Izraelitët bombardojnë Universitetin në Gaza, publikohen pamjet e sulmit ajror

Ai pranoi se familja beson se militantët e Hamasit u futën në shtëpinë e gjyshes pasi kaluan rrethojën mbrojtëse të Gazës, që është vetëm një milje larg kibucit ku jetonte në Nir Oz.

Bayder e ka përshkruar transmetimin e vrasjes në Facebook si makthin më të rëndë.

“Ata që më njohin e dinë se çfarë ishte ajo për mua dhe lidhjen që e kishim”, shtoi ajo. /Telegrafi/