Çaji me limon, kafeja e mandarinat, janë produktet që konsumohen më së shumti nga kosovarët gjatë dimrit. Madje vetëm që t’i kenë këto produkte në tryezat e tyre, ata shpenzojnë miliona euro në vit.
Për dy vite në Kosovë kanë hyrë 27 milionë kilogram mandarina dhe limonë, vlera e të cilave kap shifrën prej 10.9 milionë euro.
Se qytetarët e shtetit më të varfër në Evropë i kanë konsumuar shumë këto produkte, këtë e dëshmojnë edhe statistikat e importit të këtyre produkteve që ka siguruar Gazeta Fjala, nga Dogana e Kosovës.
“Në vitin 2016 janë importuar 14 milionë e 256 mijë e 888 kilogramë mandarina dhe limonë , ndërsa në vitin 2017 janë importuar 13 milionë e 43 mijë e 25 kilogram mandarina dhe limonë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Vetëm mandarina sipas tij sivjet janë blerë nga kosovarët 9.5 milionë kilogram, që kapin shifrën prej 2.8 milionë euro.
Ndërsa janë importuar edhe 3.4 milionë kilogramë limonë, me një kosto prej 2.1 milionë euro, shkruan Gazeta Fjala.
23 milionë euro për kafe e çaj
Edhe sasia e kafesë dhe çajit që është importuar është e madhe. Afërsisht mbi 23 milionë euro në vit janë shpenzuar nga kosovarët për import të këtyre pijeve.
“Në vitin 2016, janë importuar 9,656,098.00 kilogram çaj dhe kafe, dhe që kapin shifrën prej 23,893,434.00 euro”, ka thënë për Gazetën Fjala zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Kjo shifër ka qenë e lartë edhe në vitin që lamë pas. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, janë importuar 5.7 milionë kilogram çaj dhe kafe, në vlerë prej 17 milionë euro.
Import edhe nga Afrika Jugore
Por, ndonëse konsumohen në masë të mëdha, asnjëra prej këtyre produkteve nuk prodhohet në Kosovë.
Janë më se 20 shtete brenda e jashtë Evropës prej të cilave Kosova i siguron këto produkte. Sasia më e madhe e këtyre produkteve vijnë nga Shqipëria, pasuar nga Greqia dhe Turqia.
Vetëm prej Shqipërisë janë importuar më shumë se 6 milionë kilogramë mandarina e mbi 600 mijë kilogramë limonë, që kanë vlerë mbi 2 milionë euro.
Ndërkaq vetëm importi i kafes nga Brazili i kushton mbi 4 milionë euro.
“Nga Brazili importohen 2 milionë e 663 mijë e 3 kilogram kafe”, ka thënë Adriatik Stavileci për Gazetën Fjala.
Shtete të tjera prej të cilave importon vendi ynë këto produkte janë edhe: Kroacia, Qipro, Izraeli, Afrika Jugore, Spanja, Egjipti, Turqia, Italia, Peruja, Izraeli, Estonia, Belgjika, Argjentina, Kolumbia, Uruguai dhe Vietnami.
Mandarinat “Clementes”, të preferuarat e kosovarëve
Konsumohen shumë, por jo të gjithëve u pëlqen lloji i njëjtë i këtyre agrumeve dhe pijeve. Del se të preferuarat e kosovarëve janë mandarinat e llojit “Clementines” dhe “Ëilkings”, Ndërsa limonët që përdoren më së shumti janë ata të llojit “Citrus limon” dhe “Citrus limonim”.
Së paku kështu thonë statistikat e Doganës së Kosovës që ka siguruar Gazeta Fjala.
Edhe kafen nuk e pëlqejnë të gjithë të njëjtën. Lloji i kafesë që më së shumti importohet ajo e papjekur dhe e pa dekafeinizuar, pastaj kafeja e pjekur, e padekafeinizuar.
“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 janë importuar 3.5 kilogram kafe e papjekur dhe e pa dekafeinizuar, ndërsa 808 mijë kilogram kafe e pjekur, e padekafeinizuar”, ka thënë Stavileci për Gazetën Fjala.
Por në tregun kosovar, gjejnë përdorim edhe zëvendësuesit e kafes, por që kanë përmbajtje të saj, si dhe lëkura dhe lëvorja e kafes.
Ndërsa tek lloji i çajit, i preferuar del të jetë çaji i zi me paketime deri në 3 kilogram, pasuar nga çaji i gjelbër në paketime deri në 3 kilogram.
“Janë importuar 775 mijë e 165 mijë kilogram çaj i zi, ndërsa 7 mijë e 171 kilogramë çaj i gjelbër”, thuhet në statistikat e importit të siguruara nga Dogana e Kosovës.
Ndryshe, shumica nga këto produkte në bazë të hulumtimeve të ndryshme thuhet se kanë veti shëruese si dhe parandalojnë një numër të madh të sëmundjeve. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre