Më shumë se 350 mijë qytetarë të Kosovës janë të përfshirë në skemat sociale dhe pensionale. Për këto kategori, brenda një viti, Qeveria e Kosovës nga buxheti ndan mbi 370 milionë euro.
Këto të dhëna, për Radion Evropa e Lirë, janë bërë të ditura në një përgjigje të Zyrës për informim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Shuma e përgjithshme që MPMS-ja ka ndarë gjatë vitit 2017 për të gjitha skemat pensionale dhe ato sociale është 372 milionë euro, duke përfshirë në këtë shumë edhe 1.2 milion euro për pushimin e lehonisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Baza e politikave sociale në Kosovë, sipas kësaj ministrie, përbëhet nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara dhe disa kategori të tjera.
Zgjerimi i shpejtë i shpenzimeve të buxhetit të Kosovës, që ka të bëjë me skema të ndryshme sociale, në vazhdimësi është kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e këtij mekanizimi patën deklaruar se mjetet për skemat sociale, veçanërisht beneficionet e lidhura me luftën, janë duke u bërë barrë presioni mbi buxhetin e Kosovës.
Rrezikun nga ngarkesa që po i bëhet buxhetit të vendit nga skemat e shumta sociale e potencojnë edhe ekspert të çështjeve ekonomike.
Naim Gashi analistë i çështjeve ekonomike në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e konsideron të madh numrin e personat të cilët përfshihen në skema sociale.
“Unë mendoj se numri i atyre që janë në skema sociale është jashtëzakonisht i lartë për një numër të popullatës siç e ka Kosova 1.8 milionë banorë. Në Kosovë sot më shumë kemi persona me skema sociale sesa persona që punojnë që është një kontradiktë dhe që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nëpërmes ndërtimit të skemave sociale unë mendojë se nuk luftohet varfëria. Varfëria luftohet duke e forcuar sektorin privat, krijimin e vendeve të reja të punës ku të rinjtë dhe punëkërkuesit e tjerë do të gjenin punë”, thotë Gashi.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.
Nga më shumë se 500 mijë qytetarë të Kosovës aktiv për punë, sipas të dhënave të Agjencisë së të Kosovës, të punësuar janë më se 350 mijë persona.
Sipas këtyre të dhënave, shkalla e papunësisë është 30.5 për qind, kurse papunësia më e theksuar është te grupmoshat 15-24 vjeç në 55.9 për qind, kurse te gjinia femërore 37 për qind, ndërkaq te meshkujt rreth 29 për qind.
Për shumë nga personat që hyjnë në kategoritë sociale, thotë Gashi, duhet të gjenden mënyra të punësimit të tyre. Standardi jetësor i këtyre personave, nënvizon Gashi, nuk ngrihet nëpërmjet skemave sociale.
“Ndërtimi i skemave sociale në Kosovë po bëhet edhe për qëllime politike, edhe elektorale dhe nuk gjeneron zhvillim afatgjatë dhe nuk përmirëson pozitën sociale të familjeve dhe nuk e ngrit standardin jetësor të popullatës. Standardi jetësor i popullatës ngrihet vetëm nëpërmes forcimit të sektorit privat, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të rinjve nëpërmes karrierës së tyre profesionale”, thotë Gashi.
Buxheti i Kosovës në vit nuk arrin vlerën e 2 miliardë eurove. Shuma e mjeteve që jepet për muaj familjeve apo personave që hynë në skemat sociale dhe pensionale varirojnë varësisht nga kategoritë sociale dhe pensionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës