LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi rus gjendet i vdekur në shtëpinë e tij – pranë tij kishte një pistoletë

Miliarderi rus gjendet i vdekur në shtëpinë e tij – pranë tij kishte një pistoletë

Një miliarder rus është gjetur i vdekur me një pistoletë afër trupit të tij në atë që tani për tani po konsiderohet si “vetëvrasje”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dmitry Bosov, 52 vjeç, u zbulua nga gruaja e tij Katerina e mbyllur në palestrën private të rezidencës së tij në periferi të Moskës, thonë raportet.

Bosov – biznesmeni i 86-të më i pasur rus që ishte gjithashtu i përfshirë në biznesin legal të marijuanës në Amerikë – vdiq në orët e para të së mërkurës nga një plagë me armë në kokë.


Dmitry Bosov u gjet i vdekur brenda palestrës në rezidencën e tij në Moskë

Një pistoletë Glock u gjet pranë trupit të tij në rezidencën e tij në fshatin Usovo, afër Moskës, ku ai ishte në mbyllje.

Rrjeti i lajmeve të biznesit RBC tha se dy të njohur të Bosov kishin thënë se ai kishte vrarë veten.

Ndërsa sipas Interfax, komiteti hetimor rus ka hapur një hetim për vdekjen e tij.

Dmitry Bosov, 52 vjeç, u gjet i vdekur nga bashkëshortja e tij Katerina brenda palestrës së shtëpisë së familjes

Bosov – me një pasuri që vlerësohet rreth 1,1 miliardë dollarë – kryesuar nga grupi Alltek, i cili kontrollon prodhuesit e qymyrit Siberian Anthracite, ku e veja e tij ishte një ekzekutive e lartë, dhe VostokUgol.

Ai kishte mbajtur një armë me vete që nga fillimi i epidemisë së coronavirusit, duke besuar se papunësia dhe kriza financiare do të çonin në një krim të shfrenuar, raportoi Moskovsky Komsomolets duke cituar burimin e familjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Turqia
Kalo në kategori