Kur njeriu më i pasur i Gjeorgjisë, Ivanishvili, vendosi që të transportonte një pemë me peshë 650 tonë nga një krahinë e vendit në parkun e tij privat botanik, kjo nismë u kthye në një metaforë për gjendjen që po kalon vendi, i cili ka ngecur në det të hapur
Është shumë e rrallë që një imazh i vetëm të përmbledhë situatën ekonomiko-politike të një kombi të tërë. Vitin e kaluar, Gjeorgjia tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja, falë një hipopotami të përgjumur, i cili qëndronte në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit Tbilis, i mpirë dhe i dendur me qetësues. Si ai, edhe dhjetëra kafshë të tjera ishin lëshuar në rrugët e kryeqytetit, pasi përmbytjet shkatërruan kopshtin zoologjik ku ato mbaheshin. Këtë vit, e gjithë vëmendja është marrë nga një pemë gjigante e llojit tulipan, e cila është në mes të Detit të Zi. I tillë imazh mund të përshkruhet vetëm në romanet e shkrimtarit të famshëm Gabriel Garcia Marquez apo ndoshta mund të jetë pjesë e një pikture të Magritte-s.
Pema, e cila është e vjetër 135 vite dhe peshon 650 tonë, është e stërmadhe. Ajo u ble dhe më pas ngeci në mes të detit nga miliarderi i vendit, Bidzina Ivanishvili. Ky i fundit, përveçse njeriu më i pasur i Gjeorgjisë, ka mbajtur më parë edhe detyrën e Kryeministrit. Së fundmi, emri i tij është përmendur në mediat vendase, si një nga shtetasit që ka fshehur një pjesë të pasurisë në kompanitë “offshore”. Këto informacione dolën pasi shpërtheu skandali i “Letrave të Panamasë”. Ivanishvili banon në një shtëpi si ato të gangsterëve, të cilët nga larg në kodër kanë përpara syve të gjithë pamjen e kryeqytetit. Aty ai ka ndërtuar ujëvarën e tij, ka krijuar një kopsht zoologjik privat me kafshë ekzotike dhe rezervuar artificial për peshqit. Në një rezidencë tjetër ai mban zebrat, kangurët, pinguinët, krijesa të tjera dhe një nga gjërat më të çmuara, koleksionin e tij të pemëve.
Pasuria e Ivanishvili-t llogaritet që të jetë rreth pesë miliardë dollarë. Një nga pasionet e tjera të tij është që të grumbullojë vepra arti, ku preferon pikurat e Pikasos dhe të Peter Doigut. Por pema e tij tulipan, e ndodhur e gjitha në det, është thjesht një instalacion aksidental, edhe pse i bukur dhe befasues, që vështirë se mund ta gjejë shokun diku tjetër.
Ky është një shembull i idesë që njerëzit e pasur gjithnjë bëjnë atë që duan. “Unë këtë pemë e bleva në mënyrë ligjore. Pemët gjigante janë hobi im. Jam duke ndërtuar një park, ku do ta rimbjell atë dhe mendoj se vendi i ri do të jetë mjaft i përshtatshëm për këtë pemë”, tha Ivanishvili për AFP-në.
Ivanishvili e ka origjinën nga një familje modeste, por në jetën e tij ia doli që të mblidhte një pasuri të jashtëzakonshme duke shitur çelikun rus. Më pas, në vitin 1990, ai vendosi se do të ishte më mirë që të kthehej në atdhe, Gjeorgji. Aty nuk iu desh shumë kohë që të merrte në dorë kontrollin politik, pastaj u zgjodh kryeministër, post që nuk e ushtroi për një kohë të gjatë dhe vendosi se do të ishte mirë që të largohej e të ndiqte pasionet e tij. Postin ia la asistentit të tij 30-vjeçar, ndërsa vetë nisi që të koleksiononte gjërat më të çmendura.
Pemën e tulipanit ai ia bleu Komunës së Adjara-s bashkë me dy pemë të tjera për shumën e 2700 dollarëve. Por detyra më e vështirë ishte ajo e transportimit dhe e rimbjelljes nga fshati i Tsikhisdziri-t në Gjeorgjinë perëndimore në parkun e tij privat në Ukreki në brigjet e Detit të Zi.
Debatet e para për dëmet që mund t’i shkaktoheshin pemës që do të shkulej me rrënjë nisën më 10 shkurt, kur pesë aktivistë vendas u arrestuan, pasi tentuan që të bllokonin një traktor dhe se debatuan me policinë vendase.
Kryetari i komisionit parlamentar gjeorgjian, Gia Zhorzholiani, u përpoq ta justifikonte veprimin e themeluesit të partisë së tij, thjesht si një mënyrë për të shpëtuar pemët, e se ai kishte ndihmuar në hedhjen e një hapi me rëndësi përpara.
Në tokën ku pemët tulipanë lundrojnë, logjika është çrrënjosur shumë kohë më parë. Më 25 mars, njerëzit e miliarderit e ngarkuan pemën në një varkë, 40 kilometra larg rezidencës së tij. Ata e vendosën përkohësisht pemën e lartë në një kuti druri të mbushur me dhé, e për këtë arsye pesha e saj u rrit shumë.
Një tjetër vështirësi për detarët, të cilët përveçse vuajtën që ta bënin anijen të ecte, do të duhej që të merreshin edhe me cekëtinën e detit. Dhe kjo, sepse buzë brigjeve gjeorgjiane, ujërat janë mjaft të cekëta. Pema ngeci në cekëtinë. Kjo bëri që njerëzit e miliarderit të ndërtonin një rrugë në det. E para u rrëzua. U desh të ngrihej një tjetër. Dhe spektakli, i cili zgjati rreth një javë, u kthye në një komedi nga përdoruesit e internetit.
Për ata që gjejnë zbavitje nga politika gjeorgjiane, pemët e Ivanishvili-t ishin dhurata që vazhdon të dhurojë të qeshura, por në lidhje me këtë situatë, nënkuptimi është më i thellë.
Miliarderi është një njeri që merr atë që do. Më 2011-n, ai vendosi se Mikheil Saakashvili dhe partia e tij UNM, që kontrollonte vendin, të largohej. Kështu krijoi një subjekt politik të ri që e quajti “Ëndrra gjeorgjiane”.
Emri i saj erdhi nga motoja e marrë nga një këngë e djalit të tij albin repist, që në skenën politike vendase ngjall ndjenjë sikur pranë është një fantazmë.
Përpara se ai të fitonte zgjedhjet dhe të largonte qeverinë properëndimore, pak njerëz e dinin se çfarë pamje kishte.
Ai arriti që të triumfonte, pasi pak përpara zgjedhjeve parlamentare, në vitin 2012, në media u publikuan video ku shfaqeshin abuzimet seksuale dhe fizike të të burgosurve nga forcat gjeorgjiane. Kjo e shokoi vendin, i cili u pushtua nga protestat e shumta.
Pasi Ivanishvili vendosi që të rikthehej sërish prapa skene, detyrën ia la ndihmësit të tij 30-vjeçar, Irakli Garibashvili. Por vitin e kaluar, e detyroi atë të dorëhiqej, pa asnjë shpjegim. Presidenti i vendit, i zgjedhur nga populli, edhe pse me mbështetjen e miliarderit, është Giorgi Margvelashvili. Por ky i fundit ka shfaqur shumë pabindje, duke zhgënjyer sponsorizuesin e tij.
Babait në krah, së fundmi i ka dalë i biri repist, i cili publikoi një këngë, teksti i së cilës thoshte se “Presidenti i vendit nuk ishte real dhe se detyra e tij do të përfundonte”.
Për gjeorgjianët nuk ka të mbaruar zbavitja e ngjyrosur me zymtësi e ardhur nga metafora e pemës tulipan që ka ngecur në mes të detit. A është vendi i tyre, pyesin ata, si një demokraci e shkulur që lundron e bllokuar në brigjet e BE-së dhe NATO-s, pasi u çrrënjos nga një udhëheqës i fshehtë dhe i ndarë në mes nga Perëndimi dhe Lindja?
Tani imazhi i miliarderit është dëmtuar shumë, pasi emri i tij del i regjistruar në një nga kompanitë “offshore” në ishujt Virginia.
Ndërkohë që Partia e tij, Ëndrra Gjeorgjiane, që e solli në pushtet, po bie pak e nga pak.
Por edhe fati i pemës së moçme të tulipanit nuk duket shumë i mirë për së largu. Një prej aktivisteve vendase, Nata Peradze, i grupimit “Kopshtarët guerilas”, shpjegoi: “Në Gjeorgji ka vetëm një duzinë pemësh tulipanë dhe kjo pemë madhështore 135-vjeçare ka zero shanse që të mbijetojë duke u rimbjellë”. Ndoshta disa gjëra, qofshin këto pemë tulipanë apo shtete nuk duhet që të nxirren për shitje. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një ‘mashtrim’ që po shkakton reagime të shumta – kopshti zoologjik ngjyros qentë për t’u dukur si tigra
Taksia “luksoze” që po bëhet virale në rrjete sociale – ofron WiFi falas, ushqime dhe medikamente
Ndodh edhe kjo – mali Taranaki në Zelandën e Re tani njihet ligjërisht si person
Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)
Një 'mashtrim' që po shkakton reagime të shumta - kopshti zoologjik ngjyros qentë për t'u dukur si tigra
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos