Miliarderi Ken Griffin nuk ka hezituar t'i shpenzojë 238 milionë dollarë për një penthouse në Manhattan, duke u bërë kështu pronari i apartamentit më të shtrenjtë në botë.

Rekordin e mëparshëm e mbante kolegu i tij, që gjithashtu është menaxher i fondit Hedge, Berry Rosenstein, i cili për një apartament në Hampton kishte paguar 137 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.


Në New York rekordin për apartamentit më të shtrenjtë e mbante themeluesi i kompanisë Dell, Michael Dell, i cili për një pronë kishte shpenzuar 100 milionë dollarë.

Siç raporton "The Guardian", apartamenti është 34 herë më i madh sesa apartamentet mesatare në Manhattan, dhe ka një sipërfaqe prej 2,200 metra katrorë.

Kjo blerje nga ana e tij është kryer disa ditë pasi në Londër ka blerë apartament luksoz në afërsi të pallatit Buckingham, që kapë vlerën e 122 milionë dollarëve. /Telegrafi/

2 98

3 74

4 70

5 57

6 37

7 30

8 28

9 28

10 23

11 18

12 11

13 10

14 10

15 8

16 8