LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Gates: Ne mund t’i japim fund varfërisë deri në vitin 2030

Miliarderi Gates: Ne mund t’i japim fund varfërisë deri në vitin 2030
Bill Gates | Foto: John Moore/Getty Images/Guliver

Bill Gates nuk është vetëm njeriu më i pasur në botë, por ai duket se është dhe më optimisti.

Gates ka publikuar një ese mbi përpjekjet botërore për t’i dhënë fund varfërisë deri në vitin 2030.


Ai ka besim se është e mundur arritja e një sfide të tillë.

“Ka arsye të forta për të qenë optimist për progresin mbi pabarazinë”, shkruan ai nga eseja, përcjell Telegrafi.

Gates tregon se shumë gjëra kanë ndryshuar këtë shekull. Vdekjet në lindje, vdekjet e fëmijëve nga malaria dhe varfëria janë përgjysmuar. Falë Fondit Botëror, një projekt i mbështetur nga Fondacioni Gates, ka shpëtuar 17 milionë jetë nga malaria, SIDA dhe tuberkulozi.

A të bën të qenit miliarder më të lumtur? Përgjigjet Bill Gates – tregon edhe çfarë ka në shtëpinë e tij 127 milionë dollarëshe!
Lexo po ashtu A të bën të qenit miliarder më të lumtur? Përgjigjet Bill Gates – tregon edhe çfarë ka në shtëpinë e tij 127 milionë dollarëshe!

Përparime të tilla na japin guxim të besojmë se për 14 vjet, varfëria mund të zhduket. Ky është një gur themeli në planin e Qëllimeve Globale, që është nënshkruar nga 193 shtete të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator 2018.

“Ne jemi besimplotë që kjo nuk është thjesht e mundur, por do të shohim ndryshime të mëdha gjatë rrugës, të cilat do ju krijojnë mundësi të shumta vendeve të varfra. Me të vërtetë ne besojmë se jeta e të varfërve do të përmirësohet shpejt gjatë këtyre 15 viteve më shumë se në çdo periudhë tjetër të historisë”, shkruan Gates, përcjell Telegrafi.

Befason Bill Gates: Nuk e meritoj gjithë këtë pasuri
Lexo po ashtu Befason Bill Gates: Nuk e meritoj gjithë këtë pasuri

Gjithçka varet nga disa “pse” të mëdha. Njerëzit duhet të punojnë bashkë për të luftuar sëmundjet infektuese që godasin më fort të varfrit. Trajtimi i grave dhe vajzave në botë duhet të përmirësohet ndjeshëm.

“Ato kanë nevojë për një përkujdesje shëndetësore më të mirë, veçanërisht në planifikimin familjar, mundësitë ekonomike, vendimmarrjen mbi jetët e tyre dhe më shumë përfaqësim në shoqëri dhe publik”, thotë ai.

Gates thotë se vendet e varfra duhet të kenë qasje më të mira në teknologji.

Bill Gates: Më të mirën që e kam bërë – Dhjetë miliardë dollarë i kam shndërruar në 200
Lexo po ashtu Bill Gates: Më të mirën që e kam bërë – Dhjetë miliardë dollarë i kam shndërruar në 200

“Zhvillimet shkencore dhe teknologjike, duke filluar nga vaksinat e reja deri tek telefonat e zgjuar dhe tabletat më të lira, janë ndër faktorët kryesorë që do të luftojnë varfërinë”, tha Gates, përcjell Telegrafi.

Ai është i zhgënjyer nga niveli i fondeve për kërkimet shkencore dhe zhvilluese për teknologjinë që do të ndihmojnë të varfrit. Thelbi i esesë së tij është dëshira që samiti i G7-së që do të mbahet në Japoni gjatë muajit maj 2019 të pajtohen për dyfishimin e kërkimeve shkencore duke filluar nga viti 2020.

Gjithashtu, Gates tregon të tjera përfitime nga eliminimi i varfërisë deri në 2030: problemet si emigrimi dhe terrorizmi do të jenë një problem i të shkuarës. /Telegrafi/