LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi bujar: Hansjörg Wyss, njeriu i cili dëshiron të shpëtojë 30% të planetit, duke dhënë qindra miliona dollarë

Miliarderi bujar: Hansjörg Wyss, njeriu i cili dëshiron të shpëtojë 30% të planetit, duke dhënë qindra miliona dollarë

Pas përfshirjes nga zjarri, për restaurimin e Katedrales Notre Dame në Paris u premtuan mbi një miliard dollarë.

Dhe kjo nxiti reagime të shumta, kryesisht pozitive.


Por përveç reagimeve pozitive, kishte reagime edhe të tilla, se a do të mund që pikërisht këta njerëz të ofrojnë para për çështje globale, siç mund të jetë, për të shpëtuar planetin tonë? Apo të ushqyerit i të varfërve apo strehimi i të pastrehëve?

Kishte kaq shumë pyetje, por jo edhe aq përgjigje.

Megjithatë, për fat të mirë, ka edhe njerëz të tillë që mendojnë edhe për këto gjëra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për filantropin miliarder, zviceranin Hansjörg Wyss, drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit Wyss, i cili është një prej tyre.

“Babai i Revolucionit të Gjelbër”: Rrëfimi për shkencëtarin që supozohet se shpëtoi deri në një miliard njerëz nga uria (Foto)
Lexo po ashtu “Babai i Revolucionit të Gjelbër”: Rrëfimi për shkencëtarin që supozohet se shpëtoi deri në një miliard njerëz nga uria (Foto)

Siç është bërë e ditur, në tetor, miliarderi dhuroi një miliard dollarë për të mbështetur përpjekjet për ruajtjen e mjedisit në dekadat e ardhshme.

Wyss bëri një njoftim zyrtar dhe planet e tij përfshijnë blerjen e pjesëve të mëdha të tokës dhe shndërrimin e tyre në parqe publike.

Wyss kishte vënë në dukje se tokat e egra dhe uji do të ruheshin më mirë nëse do të viheshin në dispozicion të publikut.

Ai mendon se këto parqe kombëtare, strehë të kafshëve të egra dhe rezerva detare duhet të jenë të hapura për të gjithë.

Sipas tij, njerëzit pëlqejnë të provojnë gjëra të reja dhe të eksplorojnë të egra.

Cili është frymëzimi i tij?

Wyss do të kujtojë gjithmonë herën e parë kur u ngjit dhe shëtiti në tokat publike në Malet Rocky të Kolorados.

Siç edhe vihet në pah, bota jonë natyrore nuk është aq e mbrojtur sa duhet, dhe Wyss do të bëjë çmos për ta ndryshuar atë. Madje, supozohet se kontributi i Wyss do të mbrojë 30% të planetit deri në vitin 2030.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se miliarderi ka dhuruar më shumë se 66 milionë dollarë për nëntë organizata të ndryshme në dy muajt e parë pas bërjes së njoftimit zyrtar.

Është vlerësuar se 750,000 dollarë shkuan në Kanada për të ndihmuar në krijimin e një programi menaxhimi për Zonën Kombëtare të Kafshëve të egra Edéhzhíe në Territoret Veriperëndimore.

Ai përfshin ekosistemin e ligatinave 3.5 milionë hektarë, dhe konsiderohet një shtëpi për shumë kafshë. Aves Argentinas mori 5.8 milionë dollarë – që është grupi më i vjetër i konservimit në Argjentinë.

Ngjitja në Everest mund të jetë edhe e rrezikshme – CNN dhe WP sjellin rrëfimet e alpinistëve, përfshirë edhe dy shqiptarëve nga Kosova (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ngjitja në Everest mund të jetë edhe e rrezikshme – CNN dhe WP sjellin rrëfimet e alpinistëve, përfshirë edhe dy shqiptarëve nga Kosova (Foto/Video)

Ky donacion do të jetë i mjaftueshëm për të bërë një park kombëtar 1.5 milion hektarë. Fundación Flora y Fauna po merr 22 milionë dollarë për të bërë një park kombëtar 178,000 hektarë në Provincën Tucumán të Argjentinës.

Wyss ka dhuruar shumë para për dy dekadat e fundit dhe ka premtuar edhe shumë të tjera.

Dhe në një shkrim autorial për Times, Wyss kishte shpjeguar arsyet e tij për t’u ndier optimist për të ardhmen tonë.

Këto donacione do të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për fuqinë e këtyre nismave dhe shkencëtarët duhet të kryejnë më shumë studime për të përcaktuar strategjinë më të mirë për të mbrojtur planetin tonë.

Wyss është ambicioz, por qëllimi i tij është lehtësisht i arritshëm. Me ndihmën e njerëzve indigjenë, udhëheqësve lokalë dhe grupeve të ruajtjes, Wyss mund të bëjë një ndryshim, shkruan healthyfoodhouse, përcjell Telegrafi.

Ndër tjerash, po sipas të njëjtit shkrim, miliarderi konfirmoi se fondacioni i tij ka mbështetur nismën për të mbrojtur zonat e egra në Afrikë, Amerikë Jugore, Evropë, Kanada, Meksikë dhe SHBA. Ai dhuroi më shumë se 450 milionë dollarë për të ruajtur 40 milionë hektarë tokë dhe ujë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori