LAJMI I FUNDIT:

‘Miliarderët e internetit’ po humbin para në bursa

‘Miliarderët e internetit’ po humbin para në bursa

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, është pronari i Amazon, Jeff Bezos, për shkak të “turbulencave’ në bursa ka humbur mbi 9 miliardë dollarë në ditë dhe pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë.

Edhe miliarderët e tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë, gjithashtu humbje në bursë pati edhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates me 1.8 miliard dollarë.

Tri pyetjet që Jeff Bezos iu bën punëtorëve të rinj
Lexo po ashtu Tri pyetjet që Jeff Bezos iu bën punëtorëve të rinj

Pavarësisht kësaj, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në botë. /Telegrafi/