LAJMI I FUNDIT:

Miliarderë në SHBA kërkojnë rritjen e taksave për pasuritë e tyre

Miliarderë në SHBA kërkojnë rritjen e taksave për pasuritë e tyre

Sipas raporteve zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuajse 41 milionë amerikanë jetojnë në varfëri, përfshirë këtu edhe 18.5 milionë qytetarë në varfëri ekstreme.

Kështu në kuadër të diskutimeve të shumëpërfolura dhe nevojës për ngushtimin e hendekut të pasurive midis 1 përqindëshit të të pasurve dhe gjithë pjesës tjetër të qytetarëve, diçka jo e zakontë ka ndodhur së fundi.


Disa miliarderë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë George Soros dhe Abigail Disney, trashëgimtarja e pasurisë së Walt Disney i kanë bërë thirrje kandidatëve që pritet të garojnë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që të rrisin taksat ndaj më të pasurve të popullsisë.

Të paktën 20 miliarderë amerikanë super të pasur kanë nënshkruar së fundi një letër ku sugjerohet përdorimin i të ardhurave gjeneruar nga rritja e këtyre taksave për të trajtuar ndryshimin klimatik dhe qasjen në kujdesin shëndetësor.

Në deklaratën drejtuar kandidatëve potencialë për president, ku përmendeshin edhe disa nga liderët demokratë si Beto Rourke i Teksasit dhe senatorja Elizabeth Warren, miliarderët janë shprehur, se “Amerika ka përgjegjësi morale, etike dhe ekonomike që të tatimoj më shumë pasurinë tonë. Ky tatim mund të trajtojë më mirë krizën klimatike, të përmirësojë ekonominë dhe shëndetësinë si dhe të krijojë një mundësi për të fuqizuar liritë tona demokratike”. /Telegrafi/