LAJMI I FUNDIT:

Milevski: PLD është kundër propozimit francez

Milevski: PLD është kundër propozimit francez

Kryetari i Partisë  Liberale Demokratike dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, deklaroi se nëse sot kërkohet vendimi i Qeverisë për propozimin francez, ai do të jetë kundër një vendimi të tillë.

“Ende nuk kemi një vendim të organeve partiake. Nëse këmbëngulin për një proces të shpejtë, le të bëhet pa ne. Nëse kanë premtuar diçka pa pëlqimin tonë, atëherë le të bëhet pa ne. Nëse ata i respektojnë pikëpamjet tona, atëherë duhet të na jepet hapësirë ​​për ta komunikuar atë mes nesh dhe me qytetarët, për të parë nëse është e pranueshme. Në këto rrethana, kur ka konsiderata diametralisht të kundërta për të njëjtin dokument, është e nevojshme që ne të shohim të gjitha faktet, për të mos gabuar në marrjen e vendimit.Problemi më i madh për ne është arsimi dhe historia. Qëndrimi ynë është të hyjmë në BE si maqedonas, jo si shtet i dytë bullgar”, tha Milevski menjëherë pas takimit me presidentin Stevo Pendarovski.


Partia opozitare maqedonasë OBRM-PDUKM, dje njoftoj se në mbledhjen e sotme të qeverisë së Maqedonisë pritet që të miratohet propozimi francez.

Në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.