LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë befasuese e presidentit kroat lidhur me sanksionet ndaj Dodikut

Deklaratë befasuese e presidentit kroat lidhur me sanksionet ndaj Dodikut

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq ka deklaruar sot se kushdo që voton në Këshillin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është tradhtar.

Milanoviq tha se ka politikanë më të këqij në Bosnje e Hercegovinë sesa serbi Dodik, raporton klix.ba.


“Një nga bashkëbiseduesit e mundshëm është Bakir Izetbegoviq. Ai vjedh dhe gënjen gjatë gjithë kohës. Republika Serbe është një trup i veçantë brenda Bosnjës”, ka thënë Milanoviq.

Përveç kësaj, Milanoviq tha se Milorad Dodik as Vladimir Putin nuk janë etnonacionalist, dhe shtoi se ata janë njerëz që përhapnin urrejtje etnike. Ai shtoi se është kundër sanksioneve ndaj Dodikut.

“Lërini sanksionet, nëse dikush nga Kroacia në Këshillin e BE-së voton për ato sanksione, ai është tradhtar. Dhe më pas do të shkoj unë në seanca që askush të mos mund të votojë për sanksionet”, tha ai, duke përsëritur se kishte nevojë për bashkëbisedues për gjetur një zgjidhje rreth çështjes së Bosnjës.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se data e festimit të Ditës së Republikës Serbe ishte koha më e keqe e mundshme, e ndjekur nga krime të tmerrshme dhe se festimi i saj si “konceptimi i shenjtë” i një parashteti, nuk është një veprim i mençur politikisht. /Telegrafi/