Milani luan për tri pikë ndaj Genoas - formacionet zyrtare

Në Stadio Luigi Ferraris zhvillohet ndeshja e xhiros së 15-të në Serie A ndërmjet Genoas dhe Milanit.
Rossonerët janë në vend të dytë në tabelë me tri pikë më pak se lideri Napoli dhe duan ta ngushtojnë këtë diferencë.
Genoa është në zonën e rrezikut, në vend të 18-të, me vetëm dhjetë pikë të fituara pas 14 javësh.
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv kundrejt taktikave të homologut Stefano Pioli që është trajner i ish-klubit të tij.
Formacioni startues i Genoas: Sirigu; Masiello, Vasquez, Vanheusden; Ghiglione, Sturaro, Badelj, Rovella, Cambaso; Ekuban, Bianchi.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































