Gjiganti italian njoftoi përmes faqes zyrtare se ka bërë kërkesë që të ketë stadiumin e ri në zonën urbane të Portellos.

Për dizajnin e stadiumit, klubi rossoner ka pranuar se është inspiruar nga disa stadiume angleze, transmeton Koha.


Klubi italian, po ashtu, ka njoftuar se planifikon që stadiumi i ri të jetë i gatshëm për sezonin 2018/2019.

Milani momentalisht është duke e ndarë stadiumin San Siro me rivalin Inter. Këtë stadium të dy klubet janë duke e përdorur që nga viti 1947. /Telegrafi/

telegrafi sport app