Milani janë të interesuar për  yllin e ri të Udineses, Jakub Jankto dhe atë të Ajax, Justin Kluivert.

Rossonerët harxhuar në verë rreth 200 milionë euro, por shumica e transferimeve nuk kanë ndezur ende.


Sipas asaj që shkruan calciomercato.it, klubi kuqezi është vënë pas dy talentëve.

I pari në listë është Jakub Jankto, lojtar që pëlqehet nga Gennaro Gattuso.  Për të duhet të luftojë me Arsenali që po ashtu e pëlqen.

GettyImages 835932622 1 Jakub Jankto kërkohet nga skuadrat /Getty Images)

Milani po ashtu e dëshiron rikthimin e Gerard Deulofeu, i cili ishte më herët në Milan.

Deulofeu nuk dëshiron që të kalojë si huazim dhe mund të mos ndodh transferimi.

Dhe falë kësaj në listë është futur Justin Kluivert, djali i ish yllit të Milanit, Patrick.

GettyImages 633010994 Justin Kluivert ylli i ri i Ajaxit /Getty Images)

Ylli i Ajaxit e ka për menaxher Mino Raiolan, i cili së fundmi nuk ka marrëdhënie të mira me Massimiliano Mirabelli. /Telegrafi/

telegrafi sport app