Milani ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Austria Viennas, fitore kjo që ia siguron kualifikimin tutje në Ligën e Evropës.

Rossonerët kanë siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Evropës pasi kanë 11 pikë nga pesë ndeshje të vlefshme në Grupin D.


GettyImages 877955324 Formacioni titullar i Milanit (Getty Images)

Skuadra e Vincenco Montellas këtë kualifikim e siguroi pas fitores së thellë ndaj Austria Viennas, fitore që erdhi pas disavantazhit.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga mysafirët nga Vienna, të cilët në minutën e 21-të shënuan me anë të sulmuesit Christoph Monschein, i cili kaloi bukur portierin Gianluigi Donnarumma, ndërsa reagimi i Leonardo Bonuccit për ta shpëtuar golin ishte qesharak.

GettyImages 877971080 Festa e mysafirëve pas golit të epërsisë (Getty Images)

Megjithatë, epërsia e mysafirëve nuk zgjati shumë dhe Milani barazoi në minutën e 27-të me anë të Ricardo Rodriguez, i cili nga afërsia shënoi për 1-1 pas asistimit të Fabio Borinit.

GettyImages 877968822 Rodriguez duke festuar së bashku me Calhanouglun dhe Biglian (Getty Images)

Deri në fund të pjesës së parë, Rossonerët shënuan edhe dy herë tjera, ku fillimisht ishte Andre Silva që shënoi në minutën e 36-të për 2-1, ndërsa në minutën e 42-të shënoi Patrick Cutrone me kokë për 3-1 dhe dërgoi skuadrat në epërsi.

GettyImages 877969328 Cutrone duke festuar golin e tij (Getty Images)

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me dominim dhe menaxhim të ndeshjes, teksa arritën të shënojnë edhe dy gola dhe të vulosin fitoren.

GettyImages 877968844 Silva shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa ky ka gjashtë gola në pesë ndeshje (Getty Images)

Ishte talenti portugez, Silva, i cili shënoi në minutën e 70-të golin e dytë personal dhe të katërtin për Milanin, ndërsa për 5-1 shënoi Cutrone dule vulosur fitoren me rezultat të thellë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ag90e

https://www.dailymotion.com/video/x6agap3

https://twitter.com/AcmPassion/status/933816500636520449