Milani ka shprehur interesim për shërbimet sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaha – bën të ditur The Sun.

Rossonerët janë në krye të tabelës së Serie A, me një pikë më shumë se përcjellësi i parë, Inter dhe shpresojnë të qëndrojnë aty.


Në përpjekje për ta fituar Scudetton e parë që nga sezoni 2010/2011, Milani do të ketë nevojë për përforcimin e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit.

wilfred 1 (Foto: Instagram/wilfriedzaha)

Zaha, i cili i ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime deri më tani këtë edicion në Ligën Premier, konsiderohet si përforcim ideal për sulmin në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një largim nga Selhurst Park në afatet e fundit kalimtare, ndërsa edhe Arsenali është interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/

wilfred 2 (Foto: Instagram/wilfriedzaha)

telegrafi sport app