LAJMI I FUNDIT:

Milan Radojiçiq u iku nga “duart” policëve të Kosovës në Bërnjak

Milan Radojiçiq u iku nga “duart” policëve të Kosovës në Bërnjak

Milan Radojiçiqit i kanë mbetur dokumentet në pikën kufitare pasi ai është arratisur në sytë e tre ose katër policëve të Kosovës në pikën kufitare Bërnjak.

Siç raporton Kallxo.com,Radojiçiq kishte komunikuar me eprorët e pikës dhe pasi i kishin thënë të parkohej, ai ishte kthyer në Serbi.

Mësohet se Radojiçiq ishte vendosur në listën e të kërkuarve para pak ditësh ndërsa ka arritur t’u arratiset policëve nga pika kufitare.


Sipas burimeve të portalit Radojçiq po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë dhe në hyrje të pikës kufitare, ai është pritur nga njëri prej eprorëve të pikës kufitare.

Në momentin kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim.

Sipas të njëjti informacion, pasi Radojçiq ka rezultuar në listën e kërkimit ai ka vozitur makinën e tij mbrapa dhe është arratisur për në Serbi.

Rrethanat se si policët i kanë mundësuar këtë arratisje ende nuk janë zbardhur ndërsa një grup hetimor po heton veprimet e policëve.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.

Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Kjo është hera e dytë që Radojçiq arrin t’i arratiset Policisë së Kosovës.

Dy vite më parë ai ishte larguar nga banesa e tij pak minuta para se Njësitë Speciale të tentonin ta arrestonin.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori