Mediet opozitare në Serbi kanë publikuar një artikull për pasurinë miliardëshe të dyshes kriminale të vendosur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
Sipas raportimit, pasuria e tyre ka tejkaluar fitimin e oligarkut serb Miroslav Mishkoviq, që vlerësohet të jetë miliarda euro.
“Nëse Kosova mbrohet me fitime në Serbinë qendrore, atëherë dyshja kontroverse Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviç është më se e suksesshme. Të dy zotërojnë të paktën katër kompani, të cilat falë marrëveshjeve fitimprurëse me shtetin, kanë tejkaluar për nga fitimi oligarkun serb Miroslav Mishkoviq. Pasuria e tij vlerësohet miliarda euro, por këta të dy e kanë tejkaluar”, shkruan Nova.
Në Kuvendin e Serbisë së fundmi është zhvilluar një diskutim i gjatë për Radoiçiqin dhe Veselinoviqin. Deputeti Borislav Novakoviq ka thënë se ata janë liderët e grupit më të madh të organizuar kriminal në Serbi, duke iu referuar aktakuzës për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por edhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Departamentin amerikan të Thesarit.
Mirëpo, këta dy janë marrë fuqishëm në mbrojtje nga Partia Progresiste e Serbisë që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq, sidomos nga ministri i Punëve Publike, Aleksandar Martinoviq, duke deklaruar se deputeti Novakoviq “po kriminalizon dy persona që jetojnë në Kosovë”.
Bizneset fitimprurëse të lidhura me shtetin e Serbisë
Veselinoviq dhe Radojiçiq kanë qenë partnerë biznesi për një kohë të gjatë. Ata zotërojnë kompanitë “Rrugët Novi Pazar”, “Inkop”, “Betonjerka Aleksinaq”, “Doli Bel” e disa të tjera.
Biznesi më i suksesshëm thuhet se është “Rrugët Novi Pazari”, gjë që në vitin 2019 kishte një fitim neto prej 20.9 milionë dinarë [1.8 milionë euro] dhe vitin e kaluar prej gati 1.2 miliardë dinarë [10 milionë euro].
Kompania e tyre “ombrellë”, “Inkop”, përmes së cilës hynë në botën e biznesit juridik, vitin e kaluar i siguroi Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, një fitim prej gati 1.8 miliardë dinarë ose 15 milionë euro.
Media serbe NIN pati bërë të ditur se përkundër idesë se Mishkoviq është biznesmeni më i pasur në Serbi, Radojiçiq dhe Veselinoviq, e lënë atë prapa sa i përket fitimeve të realizuara.
Për shembull, kompania “Rrugët Novi Pazar”, e cila është blerë nga Veselinoviq dhe Radojiçiq në janar të vitit 2020, mesatarisht ka marrë të paktën një tender në muaj nga Serbia. Përveç kësaj, pothuajse në të gjitha rastet, ajo ishte ofertuesja e vetme. Nga ana tjetër, “Inkop” shpesh merrte punë si nënkontraktor në projektet më të mëdha të ndërtimit, ndër të tjera në Beograd.
Kurse me kompani të tjera si “Granit” janë të angazhuar në korridore të tjera ndërtimi. Ata po asfaltojnë edhe rrugët kryesore në qendër të Beogradit.
Vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe lista e zezë amerikane
Dyshja janë përmendur në aktakuzën për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Siç thuhet në aktakuzë, vrasja e Ivanoviqit është shkaktuar nga veprimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet se udhëhiqet nga Radoiçiq dhe Veselinoviq.
Në dhjetor të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka futur në listën e zezë dhe në arsyetim thuhet se grupi i organizuar kriminal i Veselinoviqit akuzohej për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit.
“Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq, Zhelko Bojiq dhe Marko Rosiq janë të gjithë të përfshirë në aktakuzë për vrasje dhe secili ka pasur rolin e vet në atentat, pra në ndërmarrje kriminale”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.
Gjithashtu, Veselinoviq është një nga figurat më famëkeqe të korruptuar në veri të Kosovës dhe se ai ishte i angazhuar në një skemë të gjerë të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, e cila lehtësonte tregtinë e narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në dokumentin e administratës amerikane thuhej se Veselinoviqi dhe vëllai i tij Zharko kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre [Lista Serbe] të fitonte zgjedhjet dhe t’u siguronin shuma të mëdha parash kandidatëve. Në këmbim, këta politikanë do t’u jepnin vëllezërve kontroll mbi disa zona për biznesin e tyre, në mënyrë që ata të kryenin aktivitetet e tyre të paligjshme të biznesit, pa ndërhyrje nga autoritetet serbe. Politikanët do t’i shpërblenin edhe vëllezërit Veselinoviq duke u siguruar atyre kontratat më të mira në infrastrukturë.
Arrestimet
Veselinoviq u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2011 si organizator i barrikadave në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës. Megjithatë, ai është arrestuar disa herë më parë.
Siç raporton Istinomer, hera e parë kishte ndodhur në vitin 2003, kur ai u arrestua së bashku me tre persona të tjerë në një veturë Golf 4 në rrugën Rashkë-Kraljevë. Në automjet u gjetën 3.19 kilogramë heroinë, derisa vlera e drogës arrinte në 150 mijë euro.
Në gusht të vitit 2004, Zvonko Veselinoviq u arrestua së bashku me Drazhimir Stojkoviqin me akuzën se kishin marrë pjesë në vrasjen e Slavisha Maksimoviqit.
Nga ana tjetër, Radoiçiq u gjykua për rrëmbimin e një biznesmeni maqedonas, i cili e njohu dhe e konfirmoi në gjykatë. Mirëpo, në fund të gjykimit, ai ndryshoi dëshminë e tij dhe Radoiçiq u shpall i pafajshëm.
Ndaj tij dhe Veselinoviqit u zhvilluan procedura për përvetësimin e paligjshëm të 32 kamionëve nga “Hypo Leasing”, si dhe për gërmimin e paligjshëm të zhavorrit, por që të dy u liruan nga të gjitha akuzat kundër tyre gjatë mandatit të SNS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje