LAJMI I FUNDIT:

Milan në kërkim të një transferimi të ri, ‘peshkon’ tek Manchester United

Milan në kërkim të një transferimi të ri, ‘peshkon’ tek Manchester United

Milan do të synojë përforcime në fazën defanzive për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se janë të interesuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Manchester United, Victor Lindelof.

Mediumi spanjoll Fichajes pretendon se Milani janë të interesuar për reprezentuesin suedez për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e 29-vjeçarit në “Old Trafford” është e pasigurt përkundër 22 paraqitjeve të tij në të gjitha garat.


“Djajtë e Kuq” janë përballur me një krizë lëndimesh në sezonin 2023/2024, veçanërisht me mbrojtësit qendror, kështu që kjo e shpjegon mungesën e minutave për Lindelof këtë sezon.

Manchester United po ashtu pritet që të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri sezonin e ardhshëm, kështu që një blerje e re në mbrojtje do të shkaktonte largimin e Lindelof.

Në të njëjtën kohë, Milani ka vlerësuar në muajt e fundit përforcimet e mundshme në fazën defanzive.

Gjiganti evropian kërkon transferimin e Theo Hernandezit, nuk është Real Madridi
Lexo po ashtu Gjiganti evropian kërkon transferimin e Theo Hernandezit, nuk është Real Madridi

Ata kanë rikthyer në ekip Matteo Gabbian pas një huazimi tek Villarreali në afatin e janarit, por kanë disa emra në listën e tyre të dëshirave si Lillian Brassier, Jakub Kiëior dhe Clement Lenglet.

Sipas Fichajes, Milani do të ndjekë nga afër situatën e Lindelof gjatë muajve në vazhdim, para se të vendosin për një ofertë në drejtim të United./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori