Ish-presidenti slloven, Milan Kucan, ka thënë sot se Perëndimi vazhdon të mbyll sytë ndaj faktit se Ballkani është ende fuçi baroti. Për ditoren “Pobjeda” të Malit të Zi, ai thotë se insistimi në kapital shpesh injoron vlerat etike që formojnë bazën e idesë evropiane.
“Kam përshtypjen se Brukseli nuk i njeh rrethanat në Ballkanin Perëndimor, ndaj krijohet përshtypja se politika që udhëheq nuk është përherë parimore. Përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosova sot është pika kryesore nevralgjike e Ballkanit. Natyrisht, problemi i Ballkanit mbetet edhe Maqedonia. I vetmi vend që deri tani ia doli të dalë nga ky kazan është Mali i Zi”, tha ish-presidenti i Sllovenisë dhe ish-lideri komunist i sllovenëve që ndau popullin e tij nga linja komuniste e Sllobodan Milosheviqit e që shpalli pavarësinë e vendit nga Jugosllavia, transmeton Telegrafi.
Kucan foli edhe për relativizmin e antifashizmit në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Sipas tij, arsyeja për mohimin dhe relativizimin e antifashizmit mund të gjendet në faktin se “asnjë komb i vetëm jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u kursye nga kuislingët dhe nga bashkëpunimi me pushtuesit gjermanë, italian e hungarezë”.
“Në të gjitha shoqëritë post-jugosllave, ky bashkëpunim kuisling u mundua të arsyetohet si antikomunizëm. Nëse sot dikush në Slloveni pyetet pse afirmon bashkëpunim me nazistët, ju do të merrni përgjigjen se kjo ishte në funksion të luftës kundër komunizmit. Por, kur Sllovenia u pushtua më 1941 dhe u nda nga tre pushtues, atëherë nuk kishte komunizëm. Sllovenët pastaj u përballën me zgjedhje të qartë: ose të zhduken si komb apo – pavarësisht nga pasiguria e rezultatit – nëpërmjet lëvizjes së antifashiste të luftojë për mbijetesë dhe liri”, tha Kucan.
I pyetur nëse me shkuarjen e tij më 1990 në Koçevski Rog (vend ku u krye një masakër e madhe nga partizanëve ndaj Gardës Sllovene dhe familjarëve të tyre, ku e pësojnë 12 mijë persona – v.j.) ka kontribuuar në relativizimin e antifashizmit, ai thotë preras: “Jo. Gjesti im nuk ishte përpjekje për rehabilitimin politik të viktimave, por një shenjë respekti për ata që janë vrarë në mënyrë mizore në ditët e para të pasluftës. Koçevski Rog ishte krim! Mos harroni se vendimi im për të punuar së bashku me kryepeshkopin e Lubjanës, dr. Shushterin, për t’ia dhënë nderimet e mia viktimave kishte një dimension politik: kam besuar se shoqëria sllovene ishte në një çast vendimtar – siç ishte shpërbërja e pritur Jugosllavisë – ku nuk guxojmë të jemi të ndarë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe