Milani dhe Napoli kanë luajtur baras 1-1 në takimin derbi të vlefshëm për javën e 13-të në Serie A.

Rossonerët dhe Azzurrët nuk kanë arritur të marrin asnjëra fitoren në këtë ndeshje duke shkuar në tri, respektivisht katër ndeshje pa fitore.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Giacomo Bonaventura (29') për vendasit dhe Hirving Lozano (24') për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht italiani Bonaventura, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Bonaventura vs Napoli Giacomo Bonaventura (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin Lucas Biglia që u notua me 5.9.

Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili pati një paraqitje të mirë dhe u notua me 6.7.

Milan:

notat milani1 1 e1574536043251

Napoli:

notat milani1 e1574536021495

/Telegrafi/

telegrafi sport app