Partitë opozitare në Kosovë kanë një votë më shumë nga mazhoranca për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
Kjo pasi, deputeti Milaim Zeka shprehet i vendosur se vota e tij do të jetë në shfrytëzim të opozitës për dërgim në zgjedhje të reja Kosovën.
Në lidhje me këtë deputeti Zeka në një intervistë për KosovaPress konfirmon takimet dhe kontaktet me partitë opozitare dhe këtë vendim thotë se e ka marr për shkak të vjedhjes drastike që po i ndodhë parasë publike.
“Vota ime është pro rrëzimit të Qeverisë…vetëm për shkak të vjedhjeve drastike të parasë publike, për shkak të prioriteteve të turpshme të kësaj politike që prioritet e ka asfaltin, prioritet e ka Vuçiqin, prioritet e ka Luginën e Preshevës. Jo bashkimin me Shqipërinë. Kam pas takime me Vetëvendosjen dhe kam premtuar edhe publikisht dhe privatisht votën time pro”, shprehet Zeka.
Deputeti Zeka ka treguar për KosovaPress edhe për partinë e re që do të formojë të cilën tha se do ta promovojnë me datën 29 qershor.
Ai shprehet i sigurt se do të ketë mbështetje nga qytetarët, ku thotë se ka mbi 1 vit e gjysmë që ka filluar për të organizuar strukturën e partisë nga gjithë vendi dhe diaspora.
Ndërsa, theksoi se nuk pret që në parti të vijnë njerëz që kanë dëshmuar se partitë politike i shfrytëzojnë vetëm për interesa personale.
Deputeti Zeka po ashtu nuk mohoi mundësinë që partisë së tij t’i bashkëngjiten kolegë deputetë nga legjislatura e tanishme.
Zeka: Nuk pres në parti të vijnë njerëz që kanë dëshmuar që kanë hyrë në parti politike për interesa të tyre private
“Partia do të quhet Partia Euro-atlantike e Kosovës dhe aty do të keni shpalosje të një pjese të programit. Qe 1 vit e gjysmë me gjithë shqiptarët në çdo fshat dhe gjithë diasporën deri në Australi, Kanada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në çdo vend evropian. Grupi i tragetit im është ky, nga dhjetë shqiptar nëntë e gjysmë janë të pakënaqur në këtë vend dhe sidomos rinia. Unë nuk pres në parti të vijnë njerëz të cilët e kanë dëshmuar që kanë hyrë në parti politike për interesa të tyre private. Unë pres grup mosha të reja…ka interesim, varet prej tyre. Partia që unë po e krijoj nuk është parti që e lut dikon, është parti që shprehin njerëzit dëshirë për me ardhë”, thotë deputeti Zeka.
Së fundi tri liderët e partive opozitare, Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti kanë filluar takimet për të përpiluar mocionin e mosbesimit karshi Qeverisë Haradinaj. Me votën e Zekës opozita i ka 59 vota ndërsa për ta rrëzuar Qeverinë i duhen 61
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja