LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka e Frashër Krasniqi pajtohen që rastin ta zgjidhin me ndërmjetësim

Milaim Zeka e Frashër Krasniqi  pajtohen që rastin ta zgjidhin me ndërmjetësim

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, janë pajtuar që rastin për përleshjen e tyre në studion televizive të Klan Kosovës, ta zgjidhin nëpërmjet procedurës së ndërmjetësimit.

Një gjë e tillë, është vendosur në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka arritur të mbahet pas katër dështimeve radhazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Ish-deputeti nga radhët e VV-së dhe PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur pajtimin e tij që kjo çështje të kalojë në procedurën e ndërmjetësimit.

Kurse, ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se nuk e pranon fajësinë, por që ka dhënë pëlqimin e tij, që rasti të procedohet në procedurën alternative.

Me një gjë të tillë, është pajtuar edhe prokurori i rastit, Fatmir Behrami, ndërsa këtë e ka aprovuar gjykatësi Hanefi Jashari.

Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës për përleshjen fizike
Lexo po ashtu Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës për përleshjen fizike

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2017, rreth orës 17:40, në Prishtinë, në lokalet e objektit  të “Klan Kosova”, në studion e emisionit “Info Magazinë”, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë,  në të cilin emision Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ishin të ftuar në cilësi të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me temën “Mosfunksionalizimi i Parlamentit dhe zgjedhjet lokale”.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit nuk i janë përmbajtur temës së emisionit për të cilën ishin të ftuar dhe gjatë debatit kanë filluar ta fyejnë njëri-tjetrin dhe për një moment janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të shkojnë në drejtim të njëri-tjetrit, ashtu që i pandehuri Frashër Krasniqi ka filluar ta sulmojë fizikisht Milaim Zekën duke e goditur me grusht në regjionin muror të anës së majtë të kokës, me ç’rast të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kurse sipas dispozitivit të dytë, në të njëjtën datë, kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Milaim Zeka, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga Frashër Krasniqi, i ishte drejtuar me fjalët “me ty do të merrem pas emisionit”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikësimit se do ti shkaktojë ndonjë të keqe./Betimipërdrejtësi/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori