LAJMI I FUNDIT:

Mijëra vajza e gra studiojnë në fushën e shkencave kompjuterike në UBT

Mijëra vajza e gra studiojnë në fushën e shkencave kompjuterike në UBT

Fusha e shkencave kompjuterike po rritet aq shpejt sa që konsiderohet se do të tejkalon gjitha profesionet në botë. Sidoqoftë, si asnjëherë më parë, këtë profesion po zgjedhin ta përvetësojnë shumë vajza dhe gra në Kosovë, të cilat suksesshëm po arrijnë të kenë edhe karrierë në sektorin e ICT-së.

Reklama

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është më i madhi i kësaj fushe në vend dhe rajon, pasuar nga Fakulteti Sistemet e Informacionit dhe Menaxhim i Makaronikes, ku janë programe që çdo vit pranojnë qindra studente femra, numër që vazhdon të rritet nga viti në vit.

Megjithatë, Dita Ndërkombëtare e Vajzave në ICT e gjen UBT me mbi 2000 studente që kanë filluar ndërtimin profesional në fushën e ICT-së në këtë institucion, të cilat konkretisht po zhvillojnë aftësitë e tyre në infrastrukturë moderne dhe në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative dhe robotikës.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, theksoi se ky sektor është zgjedhje e mirë për të studiuar vajzat dhe gratë, në mënyrë që t’i japin kuriozitet imagjinatës dhe krijimtarisë së tyre.

Rektori Hajrizi inkurajoi vajzat e reja dhe gratë që të fillojnë studimet në këtë fushë, për siç tha, pavarësisht sfidave dhe paragjykimeve.

“Vlerësoj që është rritur numri i studenteve që regjistrohen në këto programe, pra kjo na bënë krenarë, fillimisht sepse ato nisin karrierën dhe zhvillimin profesional në UBT, dhe së dyti, që këto vajza dhe gra do jenë inovatoret e së ardhmes pavarësisht sfidave që u paraqiten. Dita Ndërkombëtare e Vajzave në ICT, sigurisht se gjen UBT-në me më shumë studente të regjistruara në këto programe, njëherësh me projekte të shumta që zhvillohen nga vajzat, me medalje të fituara studentet në shumë gara botërore në fushën e robotikës dhe shkencave kompjuterike”, potencoi rektori Hajrizi, duke bërë të ditur se në UBT diplomohen mbi 300 studente në vit.

Shumë vajza e gra të diplomuara tani më udhëheqin biznese inovative, punojnë në kompani të ndryshme botërore, janë angazhuar në pozita koordinuese, udhëheqëse dhe si staf akademik e administrativ, por edhe në shumë institucione shtetërorë.

UBT çdo vit u bashkohet institucioneve botërore që shënojnë  Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në ICT, me qëllim për të tërhequr vëmendjen e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Lajme
Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Lajme
Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Lajme

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Lajme
Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Lajme
Kalo në kategori