LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz janë kthyer në Gjermani, pavarësisht se kërkesa për azil iu është refuzuar dhe ata janë dëbuar apo larguar

Mijëra njerëz janë kthyer në Gjermani, pavarësisht se kërkesa për azil iu është refuzuar dhe ata janë dëbuar apo larguar

Mijëra njerëz janë dëbuar dhe sërish janë kthyer në Gjermani, pavarësisht faktit që kërkesa e tyre për azil është refuzuar dhe ata janë dëbuar apo larguar.

Në fund të tetorit kanë jetuar në Gjermani 4.916 azilkërkues, të cilët nga viti 2012 deri më sot kanë kërkuar të paktën dy ose më shumë herë azil në këtë vend.

Ka dhe të tillë të cilët janë kthyer tri herë në vend dhe kanë kërkuar azil, njofton gazeta “Welt am Sonntag”, e cila i referohet qeverisë federale.

Ishte kjo përgjigja e qeverisë ndaj një pyetje të partisë AfD.

Mediat njoftojnë se ka gjithsej 28.000 raste të përsëritjes së kërkesave për azil.

Në vitin 2012 ata janë futur në Gjermani, kanë paraqitur një kërkesë për azil, e cila është refuzuar, janë dëbuar nga vendi, apo janë larguar vullnetarisht, e më pas sërish janë kthyer.

Por kjo shifër është e vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm.

Në periudhën prej vitit 2010 – 2018 janë futur në Gjermani të paktën 1,78 milion refugjatë.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) ka propozuar para tre muajsh ndryshime në rregulla, pas rikthimit në vend të një personi nga Libia që ka kryer edhe vepra penale.

Ai propozon që në rast kthimi, personat të mbahen nën masa arresti tërë kohën, deri sa nuk vendoset sërish për kërkesën e tyre për azil.

Politikanja e CSU Andrea Lindholz, e cila kryeson Komisionin e Brendshëm në Bundestag, kërkon masa edhe më të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat, pra ndaj personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Gjermani. “Secili që shkel rregullat duhet të përfundojë në burg”, tha ajo. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori