LAJMI I FUNDIT:

Mijëra dollarë për një kilogramë: Bima që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kanabisi!

Mijëra dollarë për një kilogramë: Bima që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kanabisi!

Në mesin e debateve lidhur me kanabisin, LSI vjen me një propozim të ri, i cili sipas saj do të çojë në largimin e njerëzve nga mbjellja e kanabisit dhe kultivimin e një kulture tjetër.

“Ne jemi duke punuar për një strategji shumë interesante e cila shumë shpejt do të prezantohet për të bërë të kundërtën e asaj që po ndodh sot në Shqipëri, pra për të bërë të kundërtën e zhvillimit të kanabisit. Fjala është për të rritur një kulturë tjetër e cila është shumë më e shtrenjtë, shumë më e kultivueshme: shafrani. Në Dumre është një zonë eksperimentale dhe të ardhurat janë të mëdha”, ka thënë Monika Kryemadhi, deputete e LSI­së.


Këto deklarata ajo i bëri nga Elbasani, ku bashkë me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, dhe deputetin e PS-së, Taulant Balla, bënë kompensimin për fermerët e prekur nga dermatoza nodulare.

Por, çfarë është Shafrani?!

Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet. Vaji esencial përmban safranal i cili ka efekt qetësues, heq dhimbjen dhe ngërçet. Librat e vjetër përmendin se shafrani i përzier në qumësht mund të përdoret si një kompresë për sytë e lodhur dhe se preparate të ndryshme ndihmojnë në trajtimin e inflamacioneve, dhimbjeve, ngërçeve tek foshnjat dhe të tjerët. Ai gjithashtu mund të përdoret për astmën dhe kollitjen, stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe menstruacionet e dhimbshme.

Shafrani është ilaç natyral për depresion dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjes si Alzheimeri.
Shafrani merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit. Erëza e shafranit njihet që nga kohërat e lashta. Ajo është përdorur qysh në Mesopotami, 5.000 vjet më parë, përmendet edhe në Bibël. Shafrani është simbol i urtësisë dhe pasurisë, si materiale ashtu edhe shpirtërore. Emri rrjedh nga fjala persiane za’faran, që në përkthim të drejtpërdrejtë do të thotë “bëhu i verdhë”.

Shafrani është një erëz e vlerësuar e cila përdoret në pothuajse gjithë botën, ndërsa shpesh e quajnë “mbreti i erëzave”. Edhe pse është më i njohur si një erëz, për shkak të ngjyrës specifike të verdhë, përdoret edhe si një ngjyrosës natyror në industrinë ushqimore dhe për qëllime mjekësore.

Shijen e ka shumë të butë, dhe përdoret kryesisht për shkak të ngjyrës së bukur të verdhë të cilën ua jep gjellëve me oriz (paella, rizhoto) dhe supë franceze të peshkut bouillabaisse.

Vlera e energjisë e 100 gramë të shafranit është 310 kcal/1.298 kJ. Për 0.5 kilogramë të erëzës është e nevojshme të merren rreth 75.000 lule dhe me dorë të hiqen stigmat me shtypës, ndërsa për shkak të mënyrës së shtrenjtë të prodhimit përdoret më rrallë për qëllime mjekësore.

Nga vitaminat, shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.

Shafrani mund të përdoret edhe për qëllime kozmetike. Falë përmbajtjes së tij të pasur me antioksidantë, ai e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Maska nga shafrani dhe papaja e freskët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe kontribuon në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave dhe njollave.

Shafrani i thatë është në dispozicion gjatë gjithë vitit në shirita dhe pluhur, ndërsa paketimet mund të jenë nga 0.1 gram deri në disa gram.

Shafrani për shkak të shijes dhe ngjyrës së pasur u shtohet ushqimeve të veçanta në shumë kuzhina të botës. Çmimi i saj shkon deri në 30 mijë dollarë për kilogram. /mapo/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori