Sasho Mijallkov, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni sot është dashur të shfaqet në gjykatë për rastin e arrestimit të Ljube Boshkovski, kryetar i partisë ''Të bashkuar për Maqedoni'', shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mijallkov nuk u shfaq në seancë pasi i njejti, nëpërmjet avokatit të tij tha se nuk ka marrë ftesë.


Ljpço Shvrgovski, avokat i Mijallkovit, në mes tjerash tha se klienti i tij jeton në adresë të re dhe për atë nuk e ka marrë ftesën.

Përndryshe, ky rast daton që nga viti 2011 kur u arrestua me dhunë Boshkovski për dyshime lidhur me financimin e partisë së tij në atë vit. /Telegrafi/