Ish-shefi i kundërzbulimit të Maqedonisë, Shasho Mijallkov, është thirrur sot që të jep dëshminë e tij në Gjykatën themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është i ftuar për të dhënë dëshminë e tij për rastin ''Arka'', ndërkaq gjykatësi duhet të vendosë për masat e kujdesit, të kërkuara nga Prokuroria Speciale Publike.


Sipas Nova TV, Mijallkov ka qenë në fund të shtatorit në këtë gjykatë. Përndryshe, Mijallkov është i dyshuar dhe për rastin ''Tortura'' që ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të punëve të brendshme, Ljube Boshkoski.

Por sipas fotografive të fundit shihet se Mijallkov është shfaqur në gjyq dhe ka hyrë përmes hyrjes zyrtare së bashku me avokatin e tij Nikolla Dodovski, që përfaqëson udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së në kohën e rasteve hetimore të ngritura nga PSP. /Telegrafi/

mijallkov-ne-gjyq-3-nentor