Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mund të jetë vdekjeprurëse
Pasojat e lëndimit në tru mund të reflektohen edhe në pjesën e poshtme të trupit, saktësisht në stomak dhe probleme të organeve të stomakut.
Shkencëtarët kanë vërejtur lidhjen midis pjesëve të ndryshme dhe sistemit në trup, posaçërisht është interesante rrjedhja e baktereve në gjak, të cilat lëndimin e trurit e shndërrojnë në infeksion vdekjeprurës.
Ekipi i hulumtuesve të Universitetit të Shkollës së Mjekësisë në Merilyn ka dëshmuar që lëndimet serioze të trurit mund të çojnë deri në rrjedhje të baktereve nga zorrët në qarkullim gjaku.
Kjo tregon lidhjen kthyese midis trurit dhe stomakut dhe mundëson qasje të re në shërim.
Njëra ndër kërcënimet serioze është sepsa, transmeton Telegrafi.
Lëndimet e trurit çojnë në lirimin e disa baktereve në qarkullim gjaku, ndërkaq ndryshimet në zorrë janë të dukshme pas një muaji.
Rezultatet tregojnë që trauma e trurit shton rrezikun nga mikrobet të cilat mund ta bëjnë lëndimin edhe më të keq dhe të hapin vdekjen dydrejtimëshe, të cilën sapo fillojmë ta kuptojmë.
Sa duhet të jetë lëndimi i trurit që të çojë deri te ky dëmtim serioz ende nuk është zbuluar saktësisht.
Njëra ndër hipotezat bazohet në nanoqelizat, të cilat janë të ndjeshme në sinjalet nga truri dhe të atyre nga barku.
Ndoshta ndodhin sinjale të përziera apo të gabuara, të cilat ato i dërgojnë gjatë lëndimit dhe pas lëndimit.
Duhen të bëhen edhe shumë hulumtime në këtë fushë, duke pasur parasysh që njohuritë e deritashme bazohen në testimin e bërë në minj.
Ajo që shkencëtarët i ka nxitur, mirëpo njëkohësisht edhe i ka inkurajuar të vazhdojnë hulumtimin, është zbulimi i paradokohshëm i lidhjes midis baktereve në traktin digjestiv dhe sulmit në tru, shkruan “Sciencealert”.
Ekziston distancë e madhe midis trurit dhe zorrëve, mirëpo hulumtimet e reja tregojnë lidhjen e këtyre dy sistemeve dhe pasojat të cilat shfaqen për shkak të ndonjë fatkeqësie në ndonjërën ndër to. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert