LAJMI I FUNDIT:

Microsoft tregon datën e shfaqjes së laptopit me dy ekrane

Microsoft tregon datën e shfaqjes së laptopit me dy ekrane

Shumë shpejtë, do ta shohim se si duket laptopi me dy ekrane i quajtur Surface

Laptopin e parë me dy ekrane, Microfoft ka treguar datën e shfaqjes së Surface, që do të ndodhë më dy tetor në një organizim në New York City, transmeton Telegrafi.


Në dy vitet e fundit, është duke u punuar në këtë hibrid mes laptopit dhe tabletit, që është quajtur me kodin Centaurus, ndërsa pritet ta lansojë deri më 2020.

Deri më tani, lidhur me këtë laptop ishte thënë gjatë një organizimi privat se është duke u punuar dhe nuk janë dhënë detajet.

Tani është shpërndarë një imazh, ku Microsoft tregon datën e shfaqjes, ndërsa nuk ka të dhëna shtesë për të. /Telegrafi/