LAJMI I FUNDIT:

Microsoft thotë se lojtarët do të përfitojnë më së shumti nga 69 miliardë dollarët e blerjes së Activision

Microsoft thotë se lojtarët do të përfitojnë më së shumti nga 69 miliardë dollarët e blerjes së Activision

Microsoft Corp tha të enjten se nga oferta e saj prej 69 miliardë dollarësh për të blerë prodhuesin e “Call of Duty” Activision Blizzard do të përfitonin si lojtarët ashtu edhe kompanitë e lojërave.

Microsoft e bëri argumentin në një dosje që synonte të bindte një gjyqtar në Komisionin Federal të Tregtisë së SHBA-së për të lejuar vazhdimin e marrëveshjes, pasi komisionarët e FTC thanë se bashkimi do të pengonte konkurrencën në industrinë e lojërave në një ankesë këtë muaj që synonte bllokimin e marrëveshjes.


Në një ankesë më 8 dhjetor, FTC tha se shqetësimi i saj ishte se lojërat e njohura të Activision, duke përfshirë “World of Warcraft” dhe “Diablo”, potencialisht nuk do të ofroheshin më në pajisjet që rivalizojnë konzolën e saj “Xbox”. Komisioni caktoi një seancë dëgjimore para një gjyqtari të së drejtës administrative për gusht 2023, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Microsoft Brad Smith tha në mes të dhjetorit se kompania kishte ofruar të nënshkruante një dekret ligjërisht të detyrueshëm pëlqimi me FTC për të ofruar lojëra “Call of Duty” për rivalët, përfshirë Sony dhe të tjerët për një dekadë.

“Blerja e një loje të vetme nga prodhuesi i konsolës së vendit të tretë nuk mund të prishë një industri shumë konkurruese. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur prodhuesi e ka bërë të qartë se nuk do ta ndalojë lojën”, tha Microsoft në dosjen e së enjtes.

Smith tha në një deklaratë këtë javë se ai ishte ende i sigurt se do ta fitojë çështjen ligjore të kompanisë, por mbeti “i përkushtuar ndaj zgjidhjeve kreative me rregullatorët”. Drejtori ekzekutiv i Activision Bobby Kotick në një deklaratë të enjten tha se beson se kompanitë do të mbizotërojnë në një luftë ligjore me komisionin e tregtisë.

Administrata Biden ka marrë një qasje më agresive ndaj zbatimit të konkurrencës së lirë të tregut. Departamenti Amerikan i Drejtësisë së fundi ndaloi një bashkim me vlerë prej 2.06 miliardë eurove (2.2 miliardë dollarëve” në mes të Penguin Random House, botuesit më i madh i librave në botë, dhe rivalit të saj më të vogël, kompanisë amerikane Simon & Schuster.

Marrëveshja e Microsoft po përballet gjithashtu edhe me një shqyrtim tjetër të marrëveshjes jashtë Shteteve të Bashkuara, me Bashkimin Evropian që thotë se do të vendosë deri më 23 mars 2023, nëse do ta pranojë ose bllokojë marrëveshjen e blerjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori