Microsoft po rifreskon logon për shfletuesin e tyre të bazuar në Chromium Edge.

Gjigandi i softuerit fillimisht zbuloi ikonën e Edge më shumë se katër vjet më parë dhe është e logjikshme të thuhet se ishte një logo që ndiqte të kaluarën, përkatësisht Internet Explorer. 

Logoja e re e Microsoft u zbulua si pjesë e një mini-loje të re të fshehur brenda versioneve të fundit Canary të Edge. 

Duket si një valë dhe përfshin një stil të ngjashëm të dizajnit, rrjedhshëm me ikonat e tjera të shërbimeve Office të kompanisë.

Logoja gjithashtu tregon shkronjën ‘e’, por nuk duket më e ngjashme me Internet Explorer. /Telegrafi/