LAJMI I FUNDIT:

Microsoft me mbi 80% rënie në shitjen e telefonave

Microsoft me mbi 80% rënie në shitjen e telefonave

Microsoft ka prezantuar raportin e të ardhurave për tremujorin e fundit të 2016, duke zbuluar kështu që të hyrat nga pajisjet telefonike kanë pësuar rënie prej 81 për qind nga periudha e njejtë e vitit paraprak.

Ndërkohë që kompania ka shitur 4.5 milionë telefona Lumia në çerekun e katërt të 2015, për periudhën e njejtë të 2016 nuk ka të dhëna të sakta. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, shifra është nën 1 milionë njësi.


Në total, kompania ka raportuar një profit prej 26.1 miliardë dollarë, ndërsa e ardhura neto qëndron në shumën prej 6.5 miliardë dollarë.