LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Edge harxhon më pak bateri se Chrome dhe Firefox

Microsoft Edge harxhon më pak bateri se Chrome dhe Firefox

Çdo herë që Microsoft lëshon një përditësim të Windows 10, kryen disa teste të efikasitetit për të dëshmuar se shfletuesi i tyre Edge është dukshëm më i shpejtë se konkurrenca, e cila përfshin Mozilla Firefox dhe Google Chrome. Pastaj kompania publikon rezultatet e detajuara në blogun e Windows dhe kanalin YouTube, duke u mburrur për efikasitetin e energjisë të shfletuesit të tyre.

Edhe pse kompania bën akoma teste të baterisë, ka mbetur çuditërisht e heshtur për ta, duke postuar vetëm në GitHub.

Ndërsa shumë mendonin se heshtja e Microsoft-it për këtë çështje ishte për shkak se Edge më në fund humbi konkurrencën, duket se nuk është kështu. Vërejtur nga Paul Thurrott, Microsoft ka realizuar testet e efikasitetit për Edge në versionin Windows 10 1809, duke e vënë atë në krahasim me Firefox-in dhe Chrome-in.

Nëpërmjet këtyre testeve, kompania ka arritur në përfundimin se Edge zgjat 24% më shumë se Chrome dhe një mesatare prej 94% më të gjatë se Firefox-i. Për të kryer këto teste, Microsoft luajti video HTML5 në ekran të plotë në pajisjet identike Surface Book që drejtonin Windows 10 dhe pastaj llogaritën mesataren.

Surface Book që punonte me Edge ishte në gjendje të zgjasë pak më shumë se 16 orë, ai me Chrome zgjati pothuajse 13 orë, ndërsa Firefox-i arriti vetëm në tetë orë.

Ndërsa Edge duket se ka fituar edhe këto teste të efikasitetit, ka të ngjarë që kompania ka vendosur të mos promovojë këtë arritje – siç ka bërë gjithmonë më parë – për shkak të braktisjes së planifikuar të EdgeHTML në favor të Chromium. Do të jetë shumë interesante të shohim nëse Microsoft Edge është në gjendje të ruajë avantazhin e baterisë sapo të kalojë në Chromium. /Telegrafi/