LAJMI I FUNDIT:

Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Microsoft po sjell modelin o1 të OpenAI për të gjithë përdoruesit e Copilot këtë javë.

Nuk do të jetë e nevojshme të abonoheni në planin Copilot Pro prej 20 dollarësh në muaj apo në ChatGPT Plus, pasi Microsoft po e ofron atë falas për të gjithë përdoruesit e Copilot.

Think Deeper, siç e quan Microsoft këtë integrim të modelit o1, funksionon duke i lejuar Copilot të trajtojë pyetje më komplekse.


Përdoruesit mund të shtypin butonin Think Deeper brenda Copilot dhe pas rreth 30 sekondash, ai do të analizojë pyetjen nga të gjitha këndvështrimet dhe perspektivat, shkruan the Verge, përcjell Telegrafi.

Inteligjenca Artificiale në rritje mes bizneseve evropiane: Si po e përdorin atë?
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale në rritje mes bizneseve evropiane: Si po e përdorin atë?

Microsoft e lansoi për herë të parë Think Deeper në tetor si një veçori eksperimentale brenda Copilot Labs, e cila u ofron abonentëve të Copilot Pro mundësinë për të testuar risitë që Microsoft është duke zhvilluar.

Ashtu si ChatGPT Plus, Think Deeper ofron përgjigje hap pas hapi për pyetje komplekse, duke e bërë të dobishëm për krahasimin e opsioneve, krijimin e kodit për aplikacione ose planifikimin e një udhëtimi të gjatë me makinë.

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Lexo po ashtu Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Drejtori Ekzekutiv i Microsoft AI, Mustafa Suleyman, njoftoi dje në një postim në LinkedIn se kompania do ta ofrojë Think Deeper falas për të gjithë përdoruesit e Copilot.

“Jam vërtet i emocionuar që dhjetëra miliona përdorues tanë do të kenë këtë mundësi”, tha Suleyman.

“Kemi shumë më tepër në proces dhe mezi pres t’ju tregoj për risitë e ardhshme”, shtoi ai. /Telegrafi/