LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qytetarët i pret një dimër i vështirë, vetëm për shkak të qeverisë së papërgjegjshme

Mickoski: Qytetarët i pret një dimër i vështirë, vetëm për shkak të qeverisë së papërgjegjshme

Lideri i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, vazhdon të kritikojë se Qeveria nuk ka siguruar në kohë thëngjill dhe gaz dhe për këtë arsye konsideron se qytetarët në Maqedoninë e Veriut i pret dimër i vështirë me mundësi për restriksione.

“Dimër i vështirë me energjensë të shtrenjtë dhe goditje e re në xhepin e qytetarëve”, ky është parashikimi i liderit të opozitares OBRM-PDUKM për periudhën që vjen, për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë që në kohë të prokurojë energjensët.

“Pas një muaji fillon viti shkollor, ndërsa pas dy muajve e gjysmë fillon sezoni i ngrohjes. Nuk kanë siguruar thëngjill, nuk kanë siguruar gaz, renditen kontratat në katër sy për gërmime në REK Manastiri, por jo për gërmim të vërtetë , por për grumbullim në xhepat e personave privatë dhe arkat partiake”, deklaroi Mickoski.


Se ky dimër do të jetë i vështirë dhe me krizë të theksuar energjetike, e tha edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai u shpreh se konflikti i fundit Rusi-Ukrainë ka bërë të pashmangshëm ndikimin e krizës globale edhe në Maqedoninë e Veriut, por se qeveria do të mundohet që të ofroj ndonjë opsion për tejkalim sa më të lehtë të krizës.

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori