Mickoski: Pres fitore për Siljanovskën dhe mbështetje masovike nga të gjithë qytetarët

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski është i bindur në fitoren e Siljanovskës në zgjedhjet e 5 majit.
Në intervistë për Kanal 5, Mickoski thotë se pret që shqiptarët në mënyrë masovike ta mbështesin kandidatin tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Presim vota jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga turqit, vllahët, serbët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët", thotë Mickoski.
Sipas Mickoskit, nuk duhet të ndahet Maqedonia në bazë etnike apo fetare dhe se duhet të punojmë të punojmë në bashkimin e institucioneve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































