LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Në komunat ku udhëheqë OBRM-PDUKM, qytetarët të propozojnë projekte

Mickoski: Në komunat ku udhëheqë OBRM-PDUKM, qytetarët të propozojnë projekte

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një video-fjalim u bëri thirrje qytetarëve të propozojnë ide dhe projekte të tyre në dy javët e ardhshme gjatë ditëve të hapura nga ora 11 deri në 14 në komunat ku kryetarët janë nga partia e tyre.

Qytetarët do të mund të propozojnë projekte edhe online në budzet.mk.


“Kur para një viti na e dhatë besimin tuaj, besoni te ne. Ai besimi juaj është forca jonë më e madhe lëvizëse. Për një vit, duke u përballur me sfida po punojmë shumë për t’i përmbushur pritshmëritë tuaja dhe për t’i lëvizur dhe përmirësuar gjërat. Të krijojmë vlera për të gjithë njerëzit. Ta zgjojmë shpresën. Ta sigurojmë të ardhmen për fëmijët tuaj. Kemi treguar se puna është brendi ynë. Kemi treguar se mund të ketë projekte. Ka ende shumë për të bërë. Problemet janë grumbulluar prej vitesh e dekadash. Nuk i fshehim, nuk i nënvlerësojmë, por as i mbivlerësojmë. Besojmë se së bashku, me forca të bashkuara, mund të bëjmë shumë”.

“Prandaj iu ftojmë të përfshiheni dhe të kontribuoni me idetë tuaja në realizimin e ndryshimeve. Komunat ku kryetarët e OBRM-PDUKM-së kanë përgjegjësi të menaxhojnë me proceset do t’i hapim në dy fundjavat e ardhshme, ku do të ketë ditë të hapura dhe nga ora 11 deri në 14, qytetarët do të mund të propozojnë projekte dhe ide që do të përfshihen për vitin e ardhshëm buxhetor, dhe njëherësh atyre t’u prezantohen planet dhe projektet që tashmë janë planifikuar për vitin e ardhshëm buxhetor. Do të mund personalisht të propozoni një ide. Por, do të ketë mundësi edhe online përmes ueb-faqes budzet.mk t’i propozoni idetë tuaja”, thotë Mickoski.

Thekson se me kujdes do të trajtohet çdo ide e qytetarëve dhe se maksimalisht do të përkushtohen të gjenden mjete për realizim.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori