LAJMI I FUNDIT:

Michelle Obama i adresohet vajzave të cilat votuan Donald Trumpin

Michelle Obama i adresohet vajzave të cilat votuan Donald Trumpin

Michelle Obama ka thënë disa fjalë për vajzat të cilat nuk e kanë votuar demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

“Çdo vajzë apo grua që ka votuar kundër Hillary Clintonit ka votuar kundër zërit të saj”, ka thënë Obama për audiencën, transmeton Telegrafi.


‘Boston’ raporton se ish- Zonja e Parë këto deklarata i ka thënë gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me autoren feministe Roxane Gay në një konferencë marketingu në Boston.

Zonja Obama thotë se ajo dhe ish- presidenti demokrat Barack Obama e mbështesin presidentin republikan Trump dhe duan që ai të jetë i suksesshëm.

Për fund, ajo ka treguar se përderisa asaj nuk i mungon Shtëpia e Bardhë, më shumë i mungojnë njerëzit dhe puna.

Vlen të ceket se Michelle Obama njihet si feministe e përkushtuar, e cila për një kohë të gjatë merret me barazinë gjinore dhe përforcimin e rolit të gruas në shoqëri. Sipas saj – hapni veshët mirë vajza – edukimi është esencial dhe i domosdoshëm për çdo vajzë e cila dëshiron t’i arrijë majat në jetën e saj. /Telegrafi/