LAJMI I FUNDIT:

​Michel: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe MV prioritet për Këshillin Evropian

​Michel: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe MV prioritet për Këshillin Evropian

Vizita ime këtu disa javë pasi fillova funksionin e kryetarit të Këshillit Evropian ka për qëllim që të japë porosi shumë të fuqishme se e ardhmja dhe fati i Maqedonisë së Veriut janë evropiane, se duhet të vazhdohet dialogu intensiv dhe se duhet të jepet një vendim i përbashkët për këtë, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Shkup.

”Për këtë qëllim, gjatë marsit do të vazhdojmë me debatet për ecjen përpara dhe, në Këshillin Evropian, do t’iu propozoj kolegëve të mi një strategji që bazohet në tri shtylla”, shtoi ai.


“Shtylla e parë është që të punojmë në javët dhe muajt e ardhshëm, të harmonizohemi rreth një reforme në procesin e zgjerimit dhe modernizimit të tij. Konstatova se ka disa vende evropiane të cilat vlerësojnë se duhet të japin lidership më të madh në këtë proces, më shumë rezultate dhe të bëjmë që marrëdhëniet të zhvillohen në interes të përbashkët”, tha Michel.

”Shtylla e dytë është fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Jam i vetëdijshëm për të gjitha reformat e mundimshme të cilat janë bërë dhe të cilat duhet të vazhdojnë në muajt në vazhdim me qëllim që të zbatohet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. E di që këto janë çështje shumë të ndjeshme, megjithatë ato kontribuojnë drejtë mundësisë që të ketë përparim në rrugën drejtë BE-së”, shtoi ai.

”E treta nevojitet që BE-ja të miratojë strategji për investime dhe rritje për Ballkanin Perëndimor. Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme që me këto reforma strukturore, gjithashtu, të lidhet edhe sundimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe për këtë do të bisedohet edhe për një investim afatgjatë”, theksoi Michel.

“Të gatshëm që ta pranojmë metodologjinë e re sepse ajo është në interes tonin që procesi i anëtarësimit drejt Unionit të jetë i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik gati tri dekada, qëllim i cili është mbështetur me koncensus të gjerë kombëtar, si dhe me mbështetje të lartë nga qytetarët. Shpresojmë se shumë shpejt, në mars të këtij viti, do të miratohet metodologjia e re dhe që së shpejti do të kemi lajme pozitive për integrimin tonë evropian”, deklaroi nga ana e tij presidenti maqedonas, Pendarovski./ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori