Zëvendëskryeministri i ngarkuar me çështjet evropiane Nikola Dimitrov, sot (e mërkurë, 26 maj 2021) do të presë Ministrin e Shtetit për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth, si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Shkup.
Siç thonë nga kabineti i Dimitrovit, vizita vjen në dritën e takimit të qershorit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku Roth përfaqëson Gjermaninë, dhe në atë kontekst, fokusi i bisedës me Dimitrov do të jetë në tejkalimin e sfidave dhe perspektivave për miratimin e kornizës negociuese, që RMV të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.
“Duke pasur parasysh angazhimin me zë të lartë dhe aktiv të Gjermanisë gjatë dhe pas Presidencës së BE-së, kjo vizitë është vazhdim i përpjekjeve gjermane për përparim të përbashkët në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.
“Në takim do të diskutohet gjithashtu për të ardhmen e Procesit të Berlinit dhe samitin e planifikuar të zhvillohet në Berlin këtë vit, si dhe tema dhe çështje të tjera në lidhje me perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit”, thuhet në njoftim.
Pas takimit dypalësh Dimitrov-Roth do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251