Mia Goth shfaqet me një fustan gjysmë transparent në premierën e “Frankenstein” në New York

Mia Goth tërhoqi vëmendjen në shfaqjen speciale të filmit Frankenstein në Hotel Plaza të New Yorkut.
Ajo u shfaq me një fustan gjysmë transparent me dantella, që theksonte trupin e saj të tonifikuar.
Aktorja 31-vjeçare u shoqërua nga bashkëylli i saj, Jacob Elordi, i cili zgjodhi një pamje elegante për eventin, shkruan DailyMail.

Filmi i ri i Guillermo del Toro, me Oscar Isaac në rolin e Dr. Frankenstein dhe Elordin si Krijesën, pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia dhe do të dalë në kinema më 17 tetor, përpara publikimit në Netflix më 7 nëntor.
Mia luan rolin e Elizabeth Lavenza, e fejuara e vëllait të vogël të Victor Frankenstein, ndërsa Christoph Waltz interpreton xhaxhain e saj, një industrialist i pasur që financon eksperimentet e shkencëtarit.
Në trailerin e publikuar më herët, shihen pamje dramatike të ringjalljes së Krijesës dhe monologët e fuqishëm të Dr. Frankenstein, ndërsa del Toro rikthen në ekran një nga historitë më të njohura të letërsisë botërore me një qasje të errët dhe filozofike. /Telegrafi/































































