LAJMI I FUNDIT:

MI ndanë 1.5 milion euro për komunat Junik, Klinë dhe Istog

MI ndanë 1.5 milion euro për komunat Junik, Klinë dhe Istog

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Junikun, Klinën dhe Istogun.

Përmes këtyre memorandumeve, MIT do të financojë projekte infrastrukturore lokale në këto komuna.

Komuna e Junikut përfiton tre projekte në vlerë prej 300 mijë euro, Komuna e Klinës 7 projekte në vlerë prej 950 mijë euro, kurse ajo e Istogut përfiton mjetet financiare në vlerë 200 mijë euro për këtë vit, për rregullimin e qendrës së qytetit për të cilin në dy vjetët e ardhshëm do të ndahen edhe 770 mijë euro për përfundimin e këtij projekti.

Lekaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës
Lexo po ashtu Lekaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Lekaj tha se MIT do të vazhdojë mbështetjen për komunat në realizimin e projekteve të tyre që tejkalojnë mundësitë financiare të buxheteve lokale.

Të parët e komunave përfituese nga këto marrëveshje, thanë se këto investime nga niveli qendror janë shtysë e madhe për qytetarët e komunave respektive. /Telegrafi/